Rregullat e lojës me letra Spathi
Përdoren letrat e pokerit pa xholat.
Qëllimi i lojës është të mbledhësh më shumë letra, spathi, dyshin e mirë (dyshi spathi) dhe dhjetën e mirë (dhjeta karro).
Pikët e cdo turni llogariten si më poshtë:
2 pikë për letrat e mbledhura, nëse janë më shomë se 26 (nëse janë 26, i njëjti numër me kundërshtarin, jipet një pikë per secilin).
1 pikë për spathitë
1 pikë për dyshin e mirë dhe
1 pikë për dhjetën e mirë
për totalin prej 5 pikësh.
Letrat që ndodhen në tokë mund të shumohen deri në shumën maksimale 10 dhe mund të merren nëse hidhni letrën me vlerë të njëjtë me shumën ose të njëjtë me vlerën e letrës.
Fiton kush arrin i pari 21 pikë (11 në Multiplayer).
Ju uroj të kënaqeni.